image Çfarë thanë Kurti, Konjufca e Rama për rëndësinë e librit (FOTO)

Sociale

Çfarë thanë Kurti, Konjufca e Rama për rëndësinë e librit (FOTO)

news image

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, së bashku me kryeministrin Albin Kurti, ministrin e Kulturës, Hajrullah Çeku dhe kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, mori pjesë në hapjen e edicionit të 23-të të Panairit të Librit, me moton “Libri Triumfon”, në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.

Mysafir i veçantë në hapjen e panairit ishte shkrimtari i shquar shqiptar, Ismail Kadare, bashkë me bashkëshorten e tij, shkrimtaren Elena Kadare.

Duke folur për figurën e shkrimtarit Ismail Kadare, kryetari Konjufca tha se letërsisë shqipe ia siguroi një vend të pavdekshëm në atë që vetë e quan “letërsia universale”.

“Ismail Kadare gjithnjë ka qenë dhe është forcë gjigande e ngritjes së vetëdijes botërore për gjuhën, kulturën dhe historinë shqiptare. Ai për Kosovën bëri gjithçka që mund të bënte një intelektual i përmasave planetare. Kosovës i kushtoi edhe vepra dhe e kërkoi me ngulm lirinë tonë. Ishte zëri ynë kolektiv kudo që shkoi, në çdo intervistë, në çdo paraqitje, në secilin takim me figurat e rëndësishme politike të kohës”, tha Konjufca.

Kreu i Kuvendit përmendi edhe sensibilizimin që Kadare bëri në politikën ndërkombëtare për burgosjen e Ukshin Hotit nga Serbia.

“Për shkak të kontributit të tij për kulturën dhe letërsinë në planin kombëtar, por edhe atë universal, si dhe për punën e tij të palodhshme për lirinë e Kosovës dhe për emancipimin e kombit shqiptar, Ismail Kadare është ngritur në simbolin më të lartë e kuptimplotë për popullin tonë”, theksoi kryetari Glauk Konjufca.

Shkrimtari Ismail Kadare ndërkaq u shpreh falënderues për pritjen në këtë ditë kaq të veçantë për librin, me dëshirën që populli shqiptar të mbërrijë ditë më të lumtura e më të ndritshme.

Ndërsa, në një tabel ku të ftuarit mund të shprehnin mendimin e tyre mbi arsyen e triumfit të librit, Kurti, Konjufca e Rama u shprehën:

/GazetaSinjali/