image Çfarë po ndodhë me maskat për Covid-19, flasin ekspertët

Botë

Pandemia/ Çfarë po ndodhë me maskat për Covid-19, flasin ekspertët

news image

Ndërsa vendet perëndimore fillojnë të zbusin gradualisht izolimin, po bëhet gjithnjë e më e qartë se shoqëritë nuk do të mund të kthehen në asgjë që i ngjason jetës para Covid-19.

Për habi të shumë politikanëve, popullatat perëndimore i janë bindur në një masë të madhe udhëzimeve për të qëndruar në shtëpi. Në fakt, përpjekjet e izolimit në shumë vende kanë qenë aq efektive sa qeveritë tani po mendojnë që ti heqin kufizimet gradualisht pa shokuar qytetarët e bindur. Ditët e fundit, kryeministri britanik, Boris Johnson, foli për një mënyrë sipas të cilës qytetarët mund të ndjehen mirë ndërsa dalin nga izolimi: maskat e fytyrës.

“Në kuadër të daljes nga izolimi, unë mendoj se mbulimi i fytyrës mund të jetë i dobishëm”, tha Johnson në fillim të këtij muaji duke pretenduar se maskat mund të ndihmojnë për t’i dhënë publikut vetëbesimin se mund të rikthehen në punë.

Por, perspektiva e një shoqërie të re, në të cilën publiku fsheh fytyrën ka pasoja të gjera për krimin dhe sigurinë, por edhe për ndërveprimin social. Për ekspertët, problemi kryesor i njerëzve me maska mund të ndihmojë keqbërësit. Përdorimi në masë i maskave bën që ata të mos ngjallin më dyshime. Kjo mund të duket e ekzagjeruar në disa vende aziatike që e kanë pësuar nga Sarsi dhe epidemi të tjera, ku maskat janë normale prej një dekade.

Por, kohët e fundit po shtohen provat për krime të kryera nga keqbërës të maskuar në SHBA dhe Evropën Perëndimore. Shembuj vijnë nga Spanja, ku Ministria e Brendshme arrestoi një person, terrorist i ISIS, që kish filluar të lëvizte lirshëm jashtë për shkak të pandemisë, i mbuluar me maskë. Ekspertët thonë se përdorimi i maskave mund të vështirësojë edhe hetimet kriminale pasi njohja faciale është një pjesë e rëndësishme në gjurmimin e kriminelëve./ Gazeta Sinjali/