Gjilani është tronditur nga vrasje shumëfishtë që ndodhi sot në lagjen ‘Bujanina’, ku një police vrau katër anëtarët e familjes dhe në fund bëri vetëvrasje, raporton Gazeta Sinjali.
Siç kishte raportuar ekskluzivisht Gazeta Sinjali, policija Valdete Bllaca është pjesëtarja e Policisë së Kosovës që ka kryer këtë krim.
Nga vendi i ngjarjes shihet se ekipi i Institutit të Mjekësisë Ligjore ka mbërritur në vendin e ngjarjes.
Gazeta Sinjali ka raportuar ekskluzivisht për këtë ngjarje dhe do të vazhdojë të ju mbajë të informuar./Gazeta Sinjali/