Mbrëmë në fshatin Pidiç të Gjilanit, ka vdekur një djalë 15 vjeç, raporton Sinjali. Vdekja e tij dyshohet se ka ardhur nga kontakti me rrymën. I mituri është viktima e tretë brenda kësaj jave që dyshohet se vdiq nga goditja e energjisë elektrike.
Lajmin për Sinjalin e ka bërë të ditur policia rajonale e Gjilanit.
“Jemi informuar nga ekipi mjekësor se një person është sjellë pa shenja jete në emergjencën e Gjilanit. Rasti ka ndodhur dje, dyshohet se ka vdekur nga goditja e energjisë elektrike”, tha policia.
Brenda kësaj jave dyshohet se nga kontakti me rrymën vdiqën edhe dy persona tjerë, njëri nga Suhareka e tjetri nga Deçani./Sinjali/