image Çfarë po ndodh me Facebook? Me miliona përdorues të prekur nga problemi i fundit

Aplikacione

Çfarë po ndodh me Facebook? Me miliona përdorues të prekur nga problemi i fundit

news image

Miliona përdorues në mbarë botën kanë hasur probleme me Facebook mëngjesin e së mërkurës.

Mësohet se raportime të shumta janë bërë pasi në faqen e parë nuk shfaqen postimet e miqve, faqeve apo grupeve që pëlqeni, por postime nga njerëz të panjohur në profilin e njerëzve të famshëm.

Raportimet e para të problemeve janë bërë rreth orës 06:30 të mëngjesit të së mërkurës. Sipas DownDetector, 43% e përdoruesve kanë shfaqur probleme me aplikacionin, transmeton a2cnn.

Shumë përdorues i janë drejtuar Twitterit për të parë nëse kishte edhe persona të tjerë me këtë problem.

Facebook ende nuk ka bërë një koment zyrtar në lidhje me këtë problem të shfaqur së fundmi.

/GazetaSinjali/