image Bllokohet autostrada, 10 aksidente e shumë të lënduar

Kosovë

Policia/ Bllokohet autostrada, 10 aksidente e shumë të lënduar

news image

Brenda pak minutash kanë ndodhur dhjetë aksidente në autostradën Prishtinë-Pejë, ka edhe persona të lënduar, raporton Sinjali.

Sipas policisë aksidentet janë shkaktuar për shkak të ndryshimit të motit, konkretisht reshjeve të shiut.

Detajet e aksidenteve për Sinjalin i ka dhënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Në autostradën Prishtinë- Pejë, konkretisht prej Sllatinës, Kroi i Mberetit deri në Komoran, njësitet tona policore për menaxhimin e autostradës janë duke u marrë me disa raste të aksidenteve, ku vlerësohet se ka dëme materiale dhe lëndime në njerëz.

Policia bashkë me ekipet e emergjencave është duke menaxhaur me këtë situatë ku pas reshjeve atmosferike në këtë pjesë të autostradës nga të dy anët  deri në këto momente kanë ndodhur me shumë se 10 aksidente”, tha Hoxha për Sinjalin.

Kolona të gjata janë shkaktuar, pamje nga vendi i ngjarjes KËTU:

Policia e Kosovës vazhdimisht po bën apel për kujdes në komunikacion./Sinjali/