image Çfarë po fsheh Telekomi lidhur me qiratë?

Kosovë

Ekonomi/ Çfarë po fsheh Telekomi lidhur me qiratë?

news image

Objektet të cilat Posta dhe Telekomi i Kosovës paguan qira për to pretendojnë se nuk e dinë numrin e saktë të tyre. Madje, nga ish-institucioni më fitimprurës në Kosovë që për vite me radhë kishte qenë buzë falimentimit janë duke përtuar edhe t’i numërojnë sesa objekte i kanë me qira.

Të pyetur nga Gazeta Sinjali se sa objekte me qira i  ka në shfrytëzim, Telekomi ka hezituar që të përgjigjet edhe pas 21 ditësh pritje.

Madje në përgjigjen e saj Emine Haxholli, zyrtare ligjore ka thënë se përgjigja në pyetjet e Gazetës Sinjali do të merrte shumë kohë.

Përgjigja në pyetjet e juaja do të merrte shumë kohë duke përfshirë shumë dokumente, shumë njësi operative ….”, thuhet në përgjigjet e saj.

Ajo ka thënë se për shkak të numrit të madh të qirave dhe antenave, përgjigja në pyetjet të tilla do të ishte jo objektive dhe joprofesionale dhe do të krijonte shumë kuptimsi.

Numri dhe natyrat e ndryshme të qerave, numri i madhe i antenave dhe mënyra se si telekomi ndërvepron,si shpërndanë rrjetin etj janë fushë e gjërë e veprimtaris. Pergjigja në pyetje te tilla mendoj se do të ishte jo objektive, profesionale dhe do të krijonte shumëkuptimësi”, thuhet në përgjigjen e saj.

Anipse me këtë përgjigje nuk e ka sqaruar pse është joprofesionale që të marrim përgjigje në pyetjet për qirate e Post Telekomit të Kosovës.

Sipas saj, nevoja për veprimtari të suksseshme ndërlidhet drejtpërdrejt me kontraktotët e shumtë që i ka Posta dhe Telekomi i Kosovës.

Telekomi i Kosovës në cilësinë e Operatorit Publik zhvillon aktivitete të ndryshme  operacinale duke mbuluar të gjithë territorin e Kosovës me rrjete te shërbimeve për të cilat është e licencuar. Nevojat për veprimtari të e suksesshme, si synim dhe obligim  i jonë, ndërlidhen drejtepërdrejte edhe me kontraktoret e shumtë me të cilët kemi marrëdhenje kontraktuale”, ka thënë ajo. /Gazeta Sinjali/