image Çfarë ndeshje, Sigal Prishtina dhe Ylli të barabarta pas tre çerekeve

Basketboll

Basketboll/ Çfarë ndeshje, Sigal Prishtina dhe Ylli të barabarta pas tre çerekeve

news image

Në palestrën ‘Mizair Isma’ është duke u zhvilluar çerek-finalja e fundit e Kupës së Kosovës në basketboll mes Sigal Prishtinës dhe Golden Eagle Yllit.

Pas tre çerekeve, rezultati i ndeshjes është i barabartë, 54-54.  Edhe pse kryeqytetasit ishin në epërsi në dy çereket e parë, 36-30, ekipi nga Suhareka në çerekun e tretë mblodhi forcat dhe e barazoi rezultatin.

Fituesi i kësaj ndeshje do të takohet në gjysmë-finale me Bashkimin e Prizrenit./Gazeta Sinjali/