Në palestrën ‘Mizair Isma’ është duke u zhvilluar çerek-finalja e fundit e Kupës së Kosovës në basketboll mes Sigal Prishtinës dhe Golden Eagle Yllit.
Pas tre çerekeve, rezultati i ndeshjes është i barabartë, 54-54. Edhe pse kryeqytetasit ishin në epërsi në dy çereket e parë, 36-30, ekipi nga Suhareka në çerekun e tretë mblodhi forcat dhe e barazoi rezultatin.
Fituesi i kësaj ndeshje do të takohet në gjysmë-finale me Bashkimin e Prizrenit./Gazeta Sinjali/