image Çfarë kuptimi kanë ëndrrat që shohim?

Kuriozitete

Çfarë kuptimi kanë ëndrrat që shohim?

news image

Filozofët dhe shkëncetarët, nuk e kanë thyer ende plotësisht misterin e ëndrrave. Mirëpo, disa ekspertë kanë studiuar pamjet vizuale që ndodhin në gjumin tonë për të na ndihmuar të kuptojmë se çfarë nënkuptojnë ato për dëshirat tona të brendshme dhe përvojat e jetës reale, transmeton Gazeta Sinjali.

Nevoja për një tualet, por nuk arrin ta gjesh

Tualeti është vendi ku ”largojmë’’ mbeturinat e trupit tonë. Psikologu i ëndrrave Ian Wallace shkruan në faqen e tij të internetit se nëse shikoni në ëndërr, sikur keni nevojë për një tualet, por nuk e gjeni, kjo do të thotë se ju doni të hiqni dorë nga një zakon jo i shëndetshëm, por nuk dini se si ta bëni këtë gjë.

Wallace shton se nëse do ta gjenit tualetin në ëndërr, kjo është një shenjë se në jetën reale, ju po vendosni nevojat e të tjerëve përpara tuajave. Ai rekomandon që t’i jepni përparësi vetes dhe të mësoni t’i thoni ”jo’’ të tjerëve, në rastet kur nuk doni ta bëni një gjë, por thoni po, për të mos i lënduar ata.

Macet

Macet janë të përmbajtura, por sipas Russell Grant, autorit të fjalorit të ëndrrave të ilustruara, macet në ëndërr janë një shenjë e keqe. Ato nënkuptojnë mashtrim ose tradhti nga një person i dashur. Macet e zeza nënkuptojnë sëmundje, por ju mund ta ndryshoni atë në fat të mirë, nëse e ndiqni atë në ëndërr.

Qentë

Qentë janë shokët më të mirë të njerëzve, prandaj edhe në ëndërr ata simbolizojnë miqtë tanë. Grant thotë se një qen i lumtur do të thotë kohë të mira me shokët e tu të ngushtë, por një qen duke rënkuar është një shenjë që ju mund të keni një tradhtar mes miqve tuaj.

Nëse një qen përpiqet t’ju kafshojë, mund të jetë një paralajmërim se dikush po përpiqet t’ju mashtrojë. Një qen që leh tregon një problem të ardhshëm ligjor, kështu që nëse e shihni në ëndërr, kur të zgjoheni, bëni mirë të zbatoni ligjin.

Duke fluturuar

Wallace thotë se fluturimi në ëndrrat tuaja përfaqëson ndjenjën e të qenit i çliruar. Kjo mund të ndodhë pasi të liroheni nga rrethanat ose detyrimet që ju rëndonin në jetën reale.

Bibla e ëndrrave ofron një këndvështrim tjetër, duke thënë se fluturimi mund të nënkuptojë fajin që ndjeni nga ikja  e përgjegjësive. Vështirësitë në fluturim mund të tregojnë gjithashtu, se ka diçka që ju kufizon të shprehni plotësisht veten ose të arrini qëllimet tuaja.

Uji dhe dallgët

Në një artikull, Loewenberg shpjegon ujin si një simbol i emocioneve. Uji transparent nënkupton qartësinë, uji me baltë nënkupton mjerimin dhe mbytja në dallgë mund të nënkuptojë ndjenjën e mbingarkesës emocionale.

Pamundësia për të folur

Sipas bazës së të dhënave më të mëdha në botë të ëndrrave, e cila bazohet në punën e mjekut të gjumit Charles Lambert McPhee, të qenit i paaftë për të folur reflekton ndjenjat personale të injorimit ose nënvlerësimit. Të kesh vështirësi për të shprehur mendimet e tua në ëndrra mund të nënkuptojë gjithashtu se je “i lidhur me gjuhën” në jetën tënde reale. Nëse humbja e zërit është një imazh i përsëritur, mund të jetë një shenjë e një traume të vazhdueshme nga një ngjarje e kaluar.

Mosaftësia për të folur gjatë gjumit mund të jetë gjithashtu rezultat i paralizës së gjumit, e cila ndodh gjatë fazës së gjumit të lëvizjes së shpejtë të syve (REM). Ndonjëherë, një anomali në kalimin e trurit nga gjumi në zgjim, bën që ëndrrat të “derdhen” në ndërgjegjen tonë. Në përgjithësi, ëndrrat janë të hapura për interpretim dhe varen plotësisht nga mendimet, emocionet ose situatat me të cilat përballet personi që i ka ato. /Gazeta Sinjali/