Nëpër pakot e ilaçeve, zakonisht pacientët paralajmërohen që të mos i përziejnë me pije alkoolike, pasi dëmet janë të mëdha.
Këtë e vërteton edhe Instituti NIH, që merret me studimin e abuzimit të alkoolit dhe alkoolizmin.
Sipas tij, përzierja e alkoolit me medikamente të caktuara mund të shkaktojë të vjella, dhimbje koke, përgjumje, të fikët dhe humbje të balancës.
Por, këto nuk janë rreziqet më të mëdha. Konsumimi i alkoolit kur po merrni medikamente, mund të shkaktojë gjakderdhje të brendshme, probleme me zemrën dhe vështirësi në frymëmarrje.
Disa ilaçe mund të përmbajnë shumë përbërës, me ç’rast përzierja me alkool, mund të rrezikojë jetën e pacientit. Ilaçet e kollës, kundër dhimbjes, qetësuesit dhe ato kundër alergjive, përmbajnë shumë përbërës, ndërsa mund të kenë edhe alkool.
Më të rrezikuarit nga përzierja e ilaçeve me alkool janë të moshuarit.