image Çfarë është sistemi SWIFT dhe çfarë efekti do të kenë sanksionet

Botë

Çfarë është sistemi SWIFT dhe çfarë efekti do të kenë sanksionet

news image

Sistemi SWIFT shërben si ndërmjetës dhe ekzekutues i transaksioneve financiare ndërmjet bankave në mbarë botën.

Rusia e shfrytëzon shumë sidomos për pagesat e eksportit të gazit.

Përjashtimi nga SWIFT do ta dëmtonte ekonominë ruse, sepse transaksionet e përditshme do të duhej të bëheshin direkt midis bankave. Një gjë e tillë mund të shkaktojë vonesa dhe të jetë më e shtrenjtë.

Një masë tjetër që pritet të vendoset është edhe një masë kufizuese që do të pengojnë Bankën Qendrore Ruse të vendosë rezervat e saj ndërkombëtare në mënyra që minojnë ndikimin e sanksioneve të këtyre shteteve.

Komisionit Evropian, Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara zotohen se do të angazhohen që të veprojnë kundër njerëzve dhe subjekteve që lehtësojnë luftën në Ukrainë dhe aktivitetet e dëmshme të qeverisë ruse, raporton REL.

Mes tjerash po ashtu paralajmërohen sanksione të tjera financiare ndaj zyrtarëve dhe elitave ruse të afërta me qeverinë ruse, si dhe familjeve të tyre, si dhe mundësive të tyre për të identifikuar dhe ngrirë pasuritë që ata mbajnë në juridiksionet e këtyre shteteve.

/GazetaSinjali/