Ministria e Shëndetësisë ka publikuar disa udhëzime për qendrat tregtare në mënyrë që të parandalohet përhapja e koronavirusit.
MSh u ka bërë thirrje qytetarëve që të mbajnë maska dhe të respektojnë shenjat e distancës, si dhe të evitojnë kontaktet direkte fizike me persona të tjerë.
“Gjatë kësaj periudhe, inkurajohen pagesat me kartela bankare. Dezinfektuesit duhet të jenë të qasshëm lehtë për stafin dhe konsumatorët dhe objekti duhet të dezinfektohet dhe ajroset së paku tri herë gjatë ditës. Aktiviteti dhe prezenca e personave me shenja të COVID-19 nuk lejohen”. thuhet në njofitmin e MSH-së./GazetaSinjali/