Koronavirusi ka gjunjëzuar gjithë botën, ku numri i viktimave dhe të infektuarve vazhdon të mbetet i lartë. Por më e keqja nuk ka ardhur akoma për ekonominë, pasi ekspertët bëjnë me dije se pritet një papunësi e lartë.
E duket se këto do të jenë për një kohë të gjatë.Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë javës së fundit 3.2 milionë amerikanë mbetën të papunë.
Ky fakt ka nxitur autoritetet në këtë shtet që të rihapin jetën sociale dhe ekonomikë, duke lehtësuar masa. Deri më tani që nga mesi i muajit, rreth 33 milionë amerikanë kanë aplikuar për benefitet dhe statusin e të papunëve.
Edhe pse shifrat janë ende të larta, duket se ky trend është në rënie.
Kriza është gjithëpërfshirëse, por duket se sektoret më të goditura janë baret dhe restorantet.
Ekspertët nga ana tjetër shpresojnë që këto gjëra të vinë në rregull me rikthimin e jetës në normalitet dhe aktivitetet njëlloj si më parë./ Gazeta Sinjali/