Blerim Vela, këshilltari i Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka treguar se për çfarë do të flasë Osmani në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që do të mbahet sot pasdite.
Vela përmes një postimi në Twitter tha se në këtë takim Presidentja Osmani do t’i paraqesë të arriturat e Republikës së re të Kosovës që do t’i ekspozojë veprimet keqdashëse të Serbisë.
“Sot, @UN Këshilli i Sigurimit do të diskutojë mbi raportin e Kosovës të Sekretarit të Përgjithshëm @antonioguterres.
Presidentja Vjosa Osmani do t’i paraqesë të arriturat e Republikës sonë të re dhe do t’i ekspozojë veprimet keqdashëse të Serbisë dhe aktorëve të tjerë”.
Takimi do të transmetohet drejtpërdrejt nga ora 16:00./GazetaSinjali/