image Çfarë do të bësh kur të formohet qeveria e re pa VV-në? Përgjigjet Kurti

Kosovë

Deklaratë/ Çfarë do të bësh kur të formohet qeveria e re pa VV-në? Përgjigjet Kurti

news image

Kryeministri në detyrë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka ripërsëritur edhe një herë se krijimi i një qeverie të re në vend nuk mund të bëhet pa shkuar në zgjedhje, sepse ndryshe do të ishte antikushtetuese dhe jolegjimitime, shkruan Gazeta Sinjali.

“Për krijimin e një qeverie të re, ne kemi thkesuar se duhet të mbahen zgjedhjet e reja, të jashtëzakonshme. Çfarëdo vendimi tjetër është tejkalim i kompetencave të presidentit Ne do ta ndjekim me kujdes se çfarë do të ndodhë ditëve të ardhshme dhe pa dyshim që do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese posa të kalohet nga fjalët e presidentit në tekste të shkruara”, ka thënë Kurti gjatë konferencës për media.

Më tej, Kurti shtoi se presidenti Thaçi me stafin e tij nuk e ka lexuar mjaftueshëm aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese ose mbase nuk e kanë kuptuar.

“Veprimet e presidentit të Republikës, tregojnë se ai dhe stafi i tij nuk e kanë lexuar mjaftueshëm dhe me kujdes aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese ose edhe mbase nuk i kanë kuptuar ku i dihet. Presidenti sot ka mbajtur takim me të gjitha partitë politike me qëllim të qeverisë së re, por nuk është në kompetencën e presidentit të Republikës së Kosovës. Çfarë rendi kushtetues paskemi ne nese i pyetim partitë për krijimin e qeverisë”, tha ndër të tjera kryeministri në detyrë./GazetaSinjali/