image Çfarë do të bëj Albin Kurti me taksën ndaj Serbisë?

Kosovë

Fushatë/ Çfarë do të bëj Albin Kurti me taksën ndaj Serbisë?

news image

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kandidat për kryeministër, ka shprehur qëndrimin e tij edhe për taksën ndaj Serbisë, megjithëse ka theksuar se kjo çështje nuk është në agjendën e kryesore  të politikës së tij.

Ai ka vlerësuar se nëse hynë në fuqi reciprociteti i plotë mes Kosovës dhe Serbisë, taksa nuk do të kishte kuptim.

 “Do të vendosim reciprocitet të plotë politik, ekonomik e tregtar ndaj Serbisë. Ne e heqim tarifën 100%,  por jo pa vendosur reciprocitetin e plotë.  Nëse ne nuk arrijmë që maunet tona me targa të Republikës së Kosovës të qarkullojnë në territorin e Serbisë dhe nëse Serbia nuk pranon certifikatën e mallit të Republikës së Kosovës, asnjë mall i Serbisë nuk hyn në Kosovë edhe nëse paguajnë tarifën 100%”, ka deklaruar Kurti.

Kurti  është shprehur se nuk do ta merr asnjë vendim ekonomik pa konsultime paraprake me komunitetin e biznesit./Gazeta Sinjali/