image Çfarë deshi të nënkuptonte me termin “pro-aziatik”? – përgjigjet Kurti

Politikë

Çfarë deshi të nënkuptonte me termin “pro-aziatik”? – përgjigjet Kurti

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë së Kosovës, po mban konferencë për media. Ai ka thënë se Serbia po kërcënon sërish me luftë.

Ndër tjerash, kryeministri Kurti ka shpjeguar se çfarë deshi të thoshte me postimin e mbrëmshëm, kur reagoi për situatën në vend.

“Kosova është shtet evropian, demokratik dhe pro-amerikan. Me këtë udhëheqje që ka, Serbia është autokratike, pro-aziatike dhe luftënxitëse” -kishte shkruar Kurti.

Ai shpjegoi se termet “pro amerikan” dhe “pro-aziatik” i kishte përdorur në kuptimin politik të fjalës. Derisa shton se teksti i tij kishte kontekst.

“Në deklarimin tim të mbrëmshme kam përdorur shprehjet pro – amkerikan dhe pro-aziaktik në kuptimin politik. Kur kam thënë pro amerikan nuk kam menduar për Amerikën latine, as pro- aziatik nuk kam menduar për Japonin. Teksti im i mbrëmshëm ka kontekst, dhe aty theksohet përpjekja e Serbisë që ta heq qështjen e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi nga Bashkimi Evropian dhe ta shpie te Këshilli i Sigurimit të OKB, ku dihet se anëtare të përhershme dy shtete nga Azia, Rusia dhe Kina – këtë edhe thotë konteksti i atij teksti” – tha Kurti.

/GazetaSinjali/