image Çfarë biznese kanë anëtarët e grupit kriminal të Veselinoviqit? (FOTO)

Siguri

Çfarë biznese kanë anëtarët e grupit kriminal të Veselinoviqit? (FOTO)

news image

ShBA sot vendosi sanksione ndaj 12 serbëve nën pretendimin se kanë kryer veprimtari të jashtëligjshme. Prijësi i këtij grupi është Zvonko Veselinoviq dhe baza e veprimtarisë së tyre, sipas Amerikës, është veriu i Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Mirëpo, në njoftimin e Thesarit, thuhet që Veselinoviq kishte pranuar ta ndihmojë një parti në zgjedhjet e 2017-s në këmbim të kontrollit të ‘shfrenuar’ në disa zona.

Ndërsa, Radulla Steviq, brenda tri viteve ka fituar 5.6 milionë euro nga 61 tenderë që janë financuar nga Qeveria e Kosovës, përmes kompanisë “RAD”.

Por çfarë biznese ka Veselinoviqi dhe ‘shokët’ e tij?

Sipas Thesarit amerikan, Veselinoviqi ka në pronësi katër kompani, dy prej të cilave e kanë bazën në Kosovë dhe dy në Serbi.

Ndërsa janë edhe tri kompani tjera që ka në pronësi ose i kontrollon kompania Inkop, që është pronë e Veselinoviqit.

Ndërsa Veselinoviqi tjetër (Zharko), ka në posedim dy biznese, njëri në Kosovë dhe tjetrin në Kroaci.

Anëtari tjetë i kësaj bande, Radulla Steviq, është pronar i tri kompanive, dy prej të cilave e kanë selinë në Kosovë.

Më poshtë janë shtatë bizneset e Nedeljkoviq, pesë prej të cilave janë të vendosura në Kosovë. Pastaj Miljan ka dy biznese. Radojçiq, Radiq dhe Miljojko kanë vetëm nga një kompani.

/GazetaSinjali/