image Çfarë bën Albin Kurti tani kur nuk ka asnjë post shtetëror?

Politikë

Çfarë bën Albin Kurti tani kur nuk ka asnjë post shtetëror?

news image

Ish-kryeministri, Albin Kurti, është duke vazhduar të shoqërohet nga pjesëtarë të sigurimit në aktivitetet ditore që ka, e të cilat thotë se nuk janë të pakta, ani se më nuk ka përgjegjësi shtetërore.

Njerëzit e afërt me të parin e Lëvizjes Vetëvendosje, thanë se ky i fundit pjesën më të madhe të ditës tani e kalon në selinë e partisë në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.

“Në 9:30 fillon takimi i parë dhe gjithë ditën jam në aktivitet”, tha Kurti për Klan Kosovën.

E mbase këtu u gjet edhe rreth orës 11:00 kur iu desh të reagojë përmes Facebookut, ndaj vendimit të pasardhësit të tij në qeveri, Avdullah Hotit, për ta hequr masën e reciprocitetit ndaj Serbisë.

Në këto ditë jashtë zyrës qeveritare, Kurti u pa edhe në qendër të Prishtinës, ku nënshkroi peticionin e lëvizjes Vetëvendosje, që kërkon mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme./Gazeta Sinjali/