Bayern Munich ishte në disavantazh me rezultat 0-2 deri në minutën e 50-të, kundër Mainzit.
Mirëpo vendasit arritën të ngushtojnë rezultatin në minutën e 50-të, me golin e shënuar nga Kimmich, shkruan Sinjali Sportiv.
Kurse, në minutën e 55-të shënoi edhe Sane për ta barazuar kështu rezultatin.
Bayerni nuk u ndal me kaq dhe arriti të shënojë edhe tre herë të tjera.
Sule shënoi golin e tretë kurse Lewandowski shënoi golin e katërt dhe të pestin.
Me këtë fitore Bayerni kalon përsëri në pozitën e parë, me 33 pikë të grumbulluara.