image Çështjet që pritet të diskutohen dhe vendimet që pritet të merren në mbledhjen e sotme të qeverisë në detyrë

Politikë

Çështjet që pritet të diskutohen dhe vendimet që pritet të merren në mbledhjen e sotme të qeverisë në detyrë

news image

Qeveria në detyrë do të mbajë mbledhjen e radhës sot në orën 18:00. Pas më shumë se dy muajsh mbledhje elektronike (online), kabineti qeveritar sot do të mblidhet fizikisht për t’i marrë disa vendime.

Gazeta Sinjali mëson se disa vendime që pritet të merren lidhen me fazën e tretë të lehtësimit të masave kufizuese për parandalimin e COVID-19, që pritet të fillojë që nga nesër.

Në këtë fazë është planifikuar hapja e transportit urban dhe ndërurban, taksitë, teatort, kinematë dhe hapja e gastronomisë në përgjithësi.

Në këtë fazë është paraparë edhe mbajtja e provimeve në arsimin e lartë, si dhe testi i Maturës dhe i Arritshmërisë.

“Qarkullimi i qytetarëve në bazë të situatës epidemiologjike, transporti urban dhe ndërurban, taksitë, gastronomia, provimet në Arsimin e Lartë, Testi i Maturës dhe Arritshmërisë, Hapja e Kinemave dhe Teatrove, Hapja Selektive e Aktiviteteve Sportive”, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

Në këtë fazë pritet të bëhet rivlersim edhe për hapjen e kufijve, aeroporteve, ahengjeve, banjave, panaireve, pishinave dhe klubeve të natës, që mund të jenë pjesë e diskutimeve dhe vendimeve që do të bëhen e merren sot në mbledhjen e qeverisë.

Pas mbledhjes, kryeministri në detyrë, Albin Kurti bashkë me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia do të mbajnë konferencë për media. /Gazeta Sinjali/