image Çështja e gazsjellësit, flet kryeministri Kurti

Politikë

Çështja e gazsjellësit, flet kryeministri Kurti

news image

Kryeministri Albin Kurti ka folur lidhur me projektin e gazit, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai gjatë seancës në Kuvend, tha se janë angazhuar që të shikojnë mundësitë për ndërtimin e gazsjellësit që do ta lidhte fillimisht Kosovën me Maqedoninë e Veriut dhe më gjerë.

Qeveria e Kosovës që nga fillimi i mandatit ka punuar intensivisht për t’i shikuar mundësitë e ndërtimit të gazsjellësit që do ta lidhë Kosovën me Maqedoninë e Veriut, e që vazhdon më pas nga Maqedonia e Veriut në Greqi e ku lidhet më pastaj me TAP-in. Gjatë kësaj periudhe ne kemi punuar veçanërisht për t’i qartësuar disa çështje. Koston e komponentëve të ndryshme të infrastrukturës, mënyrën e financimit dhe sa do të duhej që të marrim kredi si shtet, përdorimet potenciale të gazit dhe nga kush? Përshembull a do të ishte fizibile që të përdoret për ngrohje qendrore apo do të përdorej vetëm për prodhim të energjisë elektrike, entiteti dhe kushtet e ndërtimit dhe operimit të termocentralit eventual me gaz dhe ndikimin e prodhimit të energjisë elektrike me gaz në çmimin e energjisë”, ka thënë Kurti.

Gjithashtu, Kurti tha se kanë analizuar në detaje informatat lidhur me projektin për gazsjellësin.

Ai ka thënë se do të presin edhe pak muaj që të marrin vendim sepse është joserioze të nguten.

Marrja e këtyre informatave dhe analizimi me sukses i tyre janë procese normale që ndërmerr një Qeveri. 22 vjet nuk ka pasur vendime të mëdha për energjinë edhe ne në pak muaj të marrim një vendim për 22 vitet e ardhshme është jo serioze nëse ngutemi, është papërgjegjësi nëse nxitohemi. Ne jemi siguruar që vendimet të jenë sa më shumë të informuara duke parasysh në radhë të parë përfitimet që paguajnë bizneset dhe qytetarët ose taksapaguesit tanë. Kur ta marrim gazin dikush duhet me pagu. Nuk e paguajmë ne si politikanë por e paguajnë qytetarët”, deklaroi më tutje Kurti.

/GazetaSinjali/