Një nga ceremonitë më të rëndësishme në industrinë muzikore, “Grammy Awards 2020”, u shty për shkak të koronavirusit.
Ndarja e çmimeve do të zhvillohej në 31 janar, por për shkak të rritjes në SHBA, veçanërisht në Los Angeles, u shty në 14 mars.
Listën e nominimeve në Grammy e kryeson Beyonce, Taylor Swift dhe këngëtarja shqiptare Dua Lipa.
Një sërë ceremonish të tjera prestigjioze si Oscars, Golden Globes dhe Brit Awards, gjithashtu janë shtyrë nga pandemia.