image “CEO World”: Kosova shteti më i lirë për të jetuar, Zvicra më e shtrenjta - Sinjali

“CEO World”: Kosova shteti më i lirë për të jetuar, Zvicra më e shtrenjta

news image

“CEO World”, një nga revistat më të njohura botërore për biznese ka publikuar listën e shteteve më të lira në  Evropë për të jetuar në vitin 2020. Kosova është në vendit më të lirë, ndërsa Zvicra vendi më i shtrenjtë.

“CEO World” ka mbledhur të dhënat nga shumë studime bazuar në indeksin e çmimeve, në Indeksin e Jetës si dhe në një mori shpenzimesh, sikur akomodimet, veshmbathjet, çmimet për udhëtime, internet, çmimet e mallrave e të ngrënit jashtë shtëpisë. Renditjet janë bazuar në pesë matës të mëdhenj: Kosto e jetës, qiraja, produkte ushqimore, restorantet e fuqia blerëse.

Listës botërore i prin Zvicra e pasuar nga Norvegjia, Islanda, Japonia e Danimarka. Bahamas, Luksemburgu, Izraeli, Singapori e Koreja Jugore mbyllin top-dhjetëshen. S

HBA-ja është e 20-a, ndërsa Gjermania e 29-a. Në renditjen botërore, nga 132 vende, Kosova është e 124-a. Pas saj janë vetëm Venezuela, Tunizia, Kirgistani, Uzbekistani, Siria, India, Afganistani e Pakistani.

Sa i përket vendeve të rajonit, Kosova është prapa të gjithave. Jo larg Kosovës është Maqedonia e Veriut që është e 113-a. Shqipëria është e 95-a, ndërsa pas saj menjëherë vjen Bosnja./Gazeta Sinjali/

https://ceoworld.biz/2020/02/03/most-expensive-countries-in-the-world-to-live-in-2020/

Shpërndaje artikullin