image Themeluesi i TikTok: Qëllimi i vërtetë i Trumpit është që aplikacionin ta shkatërrojë plotësisht

Aplikacione

Themeluesi i TikTok: Qëllimi i vërtetë i Trumpit është që aplikacionin ta shkatërrojë plotësisht

news image

Administrata Trump dëshiron të bëjë edhe më shumë sesa të ndalojë së përdoruari TikTok-un.

CEO i kompanisë ByteDance, Zhang Yiming, tha se qëllimi i qeverisë amerikane është që TikTok-u të zhduket plotësisht.

Ndërsa, Microsoft ka konfirmuar se është në bisedime për të blerë TikTok-un nga ByteDance pasi presidenti, Donald Trump kërkonte ndalimin e këtij aplikacioni.

Trump, tutje tha se ai po u jep të dy kompanive afat deri më 15 shtator për të arritur një marrëveshje, përndryshe përdorimi i TikTok-ut do të ndalohet.

Zhang u bëri thirrje punonjësve që të vazhdojnë të përqendrohen në përmirësimin e aplikacionit. /Gazeta Sinjali/