image Administrata Trump urdhëron që Kina të mbyllë konsullatën e saj në Houston në 72 orë

Botë

Administrata Trump urdhëron që Kina të mbyllë konsullatën e saj në Houston në 72 orë

news image

Administrata Trump u tha diplomatëve kinezë në Teksas që të largohen deri të Premten, ndërsa Kina paralajmëroi se do të hakmerrej.

Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Jashtme kineze, duke paralajmëruar për marrëdhëniet e përkeqësuara midis dy vendeve.

Kjo mbyllje në Houston nga administrata Trump ishte për të shtrënguar kufijtë mbi diplomatët kinezë. Kjo mbyllje përfshinë rregullat e udhëtimit për diplomatët

Administrata po shqyrton gjithashtu një ndalim të udhëtimit në Shtetet e Bashkuara nga anëtarët e Partisë Komuniste dhe familjet e tyre, një veprim që do të prekte 270 milion njerëz.

Ndërsa, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Wang Wenbin u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara

“Përndryshe Kina me siguri do të bëjë reagime të ligjshme dhe të nevojshme,” tha ai, duke sugjeruar se Kina mund të mbyllte, së paku, një nga konsullatat Amerikane në Kinë.

Pasi administrata Trump njoftoi Kinën për vendimin e saj të martën, tymi u pa duke u lëshuar nga një oborr brenda konsullatës në Houston ndërsa punonjësit hidhnin ato që dukeshin se ishin dokumente në fuçi flakëruese.

https://twitter.com/KPRC2Tulsi/status/1285772143788261376

Wang e quajti këtë veprim të paparë dhe të paligjshëm sipas ligjit ndërkombëtar, dhe e përshkroi atë si më të fundit në një seri agresionesh.

“Për ca kohë, qeveria e Shteteve të Bashkuara po e zhvendos fajin në Kinë me stigmatizim dhe sulme të pajustifikuar kundër sistemit shoqëror të Kinës, duke ngacmuar stafin diplomatik dhe konsullor kinez në Amerikë, duke frikësuar dhe marrë në pyetje studentët kinezë dhe duke konfiskuar pajisjet e tyre personale elektrike, madje duke i ndaluar ata pa shkak, “tha ai.

Kujtojmë që në vitin 2017, administrata Trump urdhëroi Rusinë të mbyllë konsullatën e saj në San Francisko, së bashku me dy anekse afër New York dhe Washington, në shenjë hakmarrjeje për kufizimet ruse për numrin e diplomatëve amerikanë në Moskë. Këto lëvizje rrodhën nga zemërimi i ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, rezultati nga i cili akoma ndjehet, pavarësisht përpjekjes së zotit Trump për presidentin rus, Vladimir V. Putin. /Gazeta Sinjali/