image Administrata Trump porosit edhe 100 milionë doza të vaksinës antiCOVID

Botë

Administrata Trump porosit edhe 100 milionë doza të vaksinës antiCOVID

news image

Administrata Trump ka porositur edhe 100 milionë doza të vaksinës antiCOVID, të zhvilluar nga kompanitë farmaceutike “Pfizer” dhe “BioNTech”, shkruan The Hill, transmeton Gazeta Sinjali.

Përmes një komunikate për media, kompania amerikane njoftoi se do t’i prodhojë gjithsej 200 milionë doza për SHBA, gjersa pritet që të gjitha dozat të shpërndahen deri në fund të korrikut të vitit të ardhshëm.

Sipas marrëveshjes, qeveria amerikane e ka mundësinë që të porosisë edhe 400 milionë doza shtesë.

“Me këto 100 milionë doza shtesë, Shtetet e Bashkuara do të kenë mundësi që të mbrojnë më shumë njerëz dhe, me shpresë, t’i japë fund më shpejt kësaj pandemie shkatërruese”, tha shefi ekzekutiv i kompanisë “Pfizer”, Albert Bourla.

Kurse, sekretari për Shëndetësi dhe Shërbime Njerëzore i qeverisë amerikane, Alex Azar, tha se marrëveshja për blerjen e dozave shtesë u jep më shumë besim amerikanëve që deri në qershor të vitit 2021 do të kemi vaksina të mjaftueshme për secilin amerikan që i dëshiron ato.

Ndryshe, vaksina e kësaj kompanie është e para që është miratuar për përdorim urgjent nga autoritetet amerikane, të cilat tashmë e kanë miratuar edhe vaksinën e kompanisë “Moderna”.

/Gazeta Sinjali/