Administrata Trump dëshiron të bëjë edhe më shumë sesa të ndalojë së përdoruari TikTok-un.
CEO i kompanisë ByteDance, Zhang Yiming, tha se qëllimi i qeverisë amerikane është që TikTok-u të zhduket plotësisht.
Ndërsa, Microsoft ka konfirmuar se është në bisedime për të blerë TikTok-un nga ByteDance pasi presidenti, Donald Trump kërkonte ndalimin e këtij aplikacioni.
Trump, tutje tha se ai po u jep të dy kompanive afat deri më 15 shtator për të arritur një marrëveshje, përndryshe përdorimi i TikTok-ut do të ndalohet.
Zhang u bëri thirrje punonjësve që të vazhdojnë të përqendrohen në përmirësimin e aplikacionit. /Gazeta Sinjali/