image Celina gati për ndeshjet e tetorit me Kosovën, asiston dy herë në fitoren e skuadrës (VIDEO)

Futboll

Celina gati për ndeshjet e tetorit me Kosovën, asiston dy herë në fitoren e skuadrës (VIDEO)

news image

Bersant Celina ka bërë një paraqitje fantastike me skuadrën e tij, Ipswich Town, shkruan Sinjali Sport.

Ipswichi e deklasoi Doncaster me rezultat 6-0, në kuadër të xhiros së dhjetë në ligën e tretë të Anglisë.

Në dy nga gjashtë golat e vendasve, dorë kishte edhe mesfushori kosovar, Celina, i cili asistoi për bashkëlojtarët e tij.

Ipswichi nuk po kalon formë të mirë, pasi ndodhen në pozitën e 19-të me 10 pikë.

Sidoqoftë, minutazha e Bersantit është më kryesorja për të, që të jetë i gatshëm për ndeshjet e tetorit me Kosovën.

 /Gazeta Sinjali Sporti/