image Çeku e Mehaj diskutojnë rreth përfshirjes së sportistëve dhe trajnerëve në FSK

Siguri

Çeku e Mehaj diskutojnë rreth përfshirjes së sportistëve dhe trajnerëve në FSK

news image

Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku dhe ai i Mbrojtjes Armend Mehaj kanë diskutuar sot në lidhje me përfshirjen e sportistëve dhe trajnerëve në Forcat e Sigurisë së Kosovës.

“Përfshirja e xhudistëve në Forcën e Sigurisë së Kosovës – vazhdojmë me zbatimin e programit Kosova shtet i xhudos… Sot në takim me Ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, zëvendësministren, Daulina Osmani, kryetarin e Federatës së Xhudos, Agron Kuka, trajnerin Driton Kuka, xhudistët tanë dhe pjesëmarrës të tjerë diskutuam për konceptin fillestar për integrimin e sportistëve dhe trajnerëve në Forcën e Sigurisë së Kosovës”, ka shkruar Çeku në Facebook.

Sipas tij, masivizimi në shkolla dhe aftësimi i trajnerëve tashmë kanë filluar dhe po zbatohen nga Federata e Xhudos.

Gjithashtu, ai tha se po zhvillohet procedura për zgjerimin e Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë.

“Një program afatgjatë me shumë perspektivë, në zbatim të së cilit do të angazhohemi së bashku”.

/GazetaSinjali/