image Çekisë nuk po i shiten biletat për ndeshjen me Kosovën – trajneri përmend kosovarin e rrezikshëm në fushë

Futboll

Sport/ Çekisë nuk po i shiten biletat për ndeshjen me Kosovën – trajneri përmend kosovarin e rrezikshëm në fushë

news image

Një ditë para ndeshjes me Kosovën, trajneri i Republikës së Çekisë, Jaroslav Shilhavy, ka folur për pritjet e tij në ndeshjen e nesërme që do të jetë vendimtare për çekët.

Ai është shprehur optimist para takimit duke thënë se gabimet që skuadra e tij i ka bërë në Prishtinë, nuk do t’i bëjë përsëri në ndeshjen e dytë.

“Gabimet që i kemi bërë në ndeshjen e parë nuk besoj që do t’i përsërisim”, tha Shilhavy para gazetarëve.

Ai ka folur edhe për skuadrën e Kosovës duke veçuar Milot Rashicën, si njërin prej futbollistëve më të mirë.

“Ju keni lojtarë të mirë dhe keni besim në lojtarët dhe lojën tuaj. Shembull Rashica është lojtar shumë i mirë”.

“Na kanë mbetur disa bileta pa shitur dhe besoj që do të shiten. Besoj që do të shiten të gjitha biletat dhe do ta kemi përkrahjen e madhe të tifozëve. Ne nuk pranojmë që nesër të humbasim” ka deklaruar trajneri i Çekisë./Gazeta Sinjali/