image Çekët do t’i dhurojnë Ukrainës katër mijë predha artilerie

Evropë

Çekët do t’i dhurojnë Ukrainës katër mijë predha artilerie

news image

Ministria çeke e Mbrojtjes ka bërë të ditur se do të dhurojë katër mijë predha artilerie për Ukrainën në ditët në vijim.

“Dhurata me vlerë 36,6 milionë korona çeke (1,5 milionë euro, 1,7 milionë dollarë) u miratua nga qeveria sot”, tha zëdhënësi i ministrisë së mbrojtjes Jakub Fajnor për agjencinë e lajmeve AFP.

Dhurata përfshin 4006 predha me një kalibër 152 milimetra, tha ministria e mbrojtjes në faqen e saj të internetit./GazetaSinjali/