image Ceferin kritikon Belgjikën për mbylljen e sezonit më herët: Kush vepron kështu, rrezikon garat evropiane

Futboll

Futboll/ Ceferin kritikon Belgjikën për mbylljen e sezonit më herët: Kush vepron kështu, rrezikon garat evropiane

news image

Presidenti i UEFA-së, Aleksander Ceferin ka kritikuar Federatën e Futbollit në Belgjikë.

Këta të fundit morën vendim që ta mbyllin sezonin më herët ëpr shkak të koronavirusit, transmeton Gazeta Sinjali.

Ceferin u ka dërguar mesazh federatave tjera që të mos veprojnë  njësoj pasi që rrezikojnë të mos marrin pjesë në gara evropiane.

“Ekipet belge dhe të tjerët që mendojnë një zgjidhje të ngjashme rrezikojnë të mos marrin pjesë në kompeticionet europiane sezonin e ardhshëm. Mendoj se kjo nuk është mënyra e duhur për të vepruar. Solidariteti nuk është një rrugë një kalimshe, nuk mund të kërkosh ndihmë dhe më pas të vendosësh se çfarë është e drejtë për ty. Futbolli pas dyerve të mbyllura nuk është njësoj si ai që luhet përpara tifozëve, por është më mirë të luash edhe pa publik dhe t’i transmetosh ndeshjet në TV se sa të mos luash fare”, u shprehë Ceferin./Gazeta Sinjali/