image Ceballos pranë huazimit te Arsenali, por ka një problem

Futboll

Ceballos pranë huazimit te Arsenali, por ka një problem

news image

Arsenali nuk do të ketë opsionin për të blerë Dani Ceballos nga Real Madrid nëse ai shkon në formë huazimi në Emirates Stadium për herë të dytë, raporton Diario Madridista.

Ceballos është shumë pranë arritjes së marrëveshjes për një sezon tjetër në formë huazimi me “Topçinjtë”, pasi la përshtypje të mira te klubi sezonin e kaluar. 

24-vjeçari ishte i shkëlqyeshëm kur filloi Premierliga dhe ishte thelbësor duke ndihmuar ekipin e tij të fitonte FA Cup.

Real Madridi po e mendon ta lejojë edhe këtë sezon spanjollin te Arsenali për të fituar më shumë përvojë, pasi që e konsiderojnë atë si pjesë të rëndësishme të ekipit për të ardhmen./Gazeta Sinjali/