image CDC: Këto tri kategori të njerëzve s'bën ta mbulojnë fytyrën me maskë

Shëndetësi

CDC: Këto tri kategori të njerëzve s’bën ta mbulojnë fytyrën me maskë

news image

Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve, në SHBA, në rekomandimet e saj ka theksuar se personat që kanë probleme me frymëmarrje, fëmijët nën moshën 2 vjeçare dhe kushdo që nuk mund ta largojë maskën nga fytyra pa asistencë, nuk duhet ta mbulojnë fytyrën.

Rrobat e përdorura si maskë, nga CDC shihet si pengesë për parandalimin e përhapjes së COVID-19, por për këto tri kategori ka bërë përjashtime, për shkak të sëmundjeve të tjera që mund të ju shfaqen.

CDC rekomandon që fytyra të mbulohet me rrobë vetëm atëherë kur personi nuk ka maskë të vendosur dhe është afër me një tjetër perosn më afër se 2 metra.

“Mbulimi i gojës dhe hundës nga një rrobë mund ta ndalë shpërndarjen e koronavirusit tek të tjerët. Mbulimi i fytyrës me rrobë nuk duhet të vendosen tek fëmijët nën moshën 2 vjeçare, ata persona të cilët kanë probleme me frymëmarrje dhe ata që janë të pavetedijshëm, paaftë, ose në të kundërtën nuk është në gjendje që ta heq maskën/rrobë pa asistencë”, shkruhet në rekomandimet e Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve, si rekomandim për përodrimin e ndonjë rrobe si maskë.

Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve, në faqen e tyre zyrtare, thonë se mbulimi i fytyrës me rrobë për ta përdorur si maskë, nuk është e mundur në çdo situatë, pasi që mund të sjellë edhe probleme të tjera shëndetësore.

“CDC pranon që veshja e ndonjë lecke rrobeje për mbulimin e fytyrës mund të mos jetë e mundur në çdo situatë ose për disa njerëz. Në disa situata, mbulimi i fytyrës me një rrobë mund të përkeqësojë gjendjen e shëndetit fizik ose mendor, të çojë në një urgjencë mjekësore ose të paraqesë shqetësime të rëndësishme për sigurinë”, rekomandon Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve./ Gazeta Sinjali/