Sipas “Todo Fichajes”, po përflitet se futbollisti uruguajan, Edinson Cavani, gjatë afatit kalimtar veror do të kalojë në skuadrën e Benficas, në Portugali.
Emri i sulmuesit të Paris Saint-Germainit u spekulua si shënjestër e Leeds United pas rikthimit në Ligën Premier, mirëpo ky transferim duket se nuk do të ndodhë.
Në bazë të këtij raportimi, uruguaiani e ka pranuar ofertën e klubit portugez dhe kanë mbetur të zgjidhen vetëm disa detaje para se të ndodhë kalimi në Lisbonë.
Besohet se 33-vjeçari do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me Benfican, ndërsa marrëveshja mund të arrihet gjatë kësaj jave./ Gazeta Sinjali/