image Casillas fshin postimin ku deklaronte se ishte gej, ishte "ironi"

Futboll

Casillas fshin postimin ku deklaronte se ishte gej, ishte “ironi”

news image

Iker Casillas rreth një orë më parë bëri një postim ku ngjalli reagime të mëdha në Twitter, ku shkroi se ai është homoseksual.

Sidoqoftë, duket se kjo nuk është e vërtetë, pasi sipas raportoeve nga Spanja, ajo kishte të bënte me një ironi për t’i mohuar thashethemet që e lidhnin me disa vajza.

Ikona e Real Madridit e ka fshirë këtë postim dhe Gazeta spanjolle AS shpjegon se “ai po ‘ironizonte’ me orientimin e tij seksual për të mohuar thashethemet që e lidhnin me disa vajza të showbizit dhe aktore spanjolle.

“Ai dëshiron që media të ndalojë përhapjen e lajmeve të rreme që e lidhin atë me femra të reja çdo javë”, ka thënë gazeta spanjolle AS.

/GazetaSinjaliSport/