image Casillas, kandidat për president të Federatës Spanjolle të futbollit

Futboll

Zgjedhjet/ Casillas, kandidat për president të Federatës Spanjolle të futbollit

news image

Iker Casillas raportohet se do të jetë rival i Luis Rubiales në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të Federatës së Futbollit Spanjoll (RFEF).

Ish portieri i Real Madrid i cili aktualisht është në Porto do t’i jepte fund karrierës së tij të lojës nëse ai bëhet presidenti i radhës i RFEF.

Sipas El Larguero , Casillas tashmë ia ka komunikuar vendimin e tij Këshillit Kombëtar të Sportit.

Siç raportuan COPE dhe Radio MARCA një muaj më parë, Spanjolli po mendonte për mundësinë e pjesëmarrjes në zgjedhje.

Në një sondazh të realizuar nga MARCA, 94 përqind e tifozëve treguan mbështetjen e tyre për kandidaturën hipotetike të Casillas ./Gazeta Sinjali/