Iker Casillas rreth një orë më parë bëri një postim ku ngjalli reagime të mëdha në Twitter, ku shkroi se ai është homoseksual.
Sidoqoftë, duket se kjo nuk është e vërtetë, pasi sipas raportoeve nga Spanja, ajo kishte të bënte me një ironi për t’i mohuar thashethemet që e lidhnin me disa vajza.
Ikona e Real Madridit e ka fshirë këtë postim dhe Gazeta spanjolle AS shpjegon se “ai po ‘ironizonte’ me orientimin e tij seksual për të mohuar thashethemet që e lidhnin me disa vajza të showbizit dhe aktore spanjolle.
“Ai dëshiron që media të ndalojë përhapjen e lajmeve të rreme që e lidhin atë me femra të reja çdo javë”, ka thënë gazeta spanjolle AS.