image 'Çartet' Selakoviq, televizioni serb ia shfaq hartën e Kosovës si shtet sovran

Rajon

‘Çartet’ Selakoviq, televizioni serb ia shfaq hartën e Kosovës si shtet sovran

news image

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikolla Selakoviq, e qortoi televizionin serb RTS, për shkak se në video-mur ishte shfaqur një ilustrim, në të cilin dukeshin shtetet evropiane, e aty ndodhej edhe Kosova e ndarë nga Serbia.

Kjo ishte arsyeja pse Selakoviq u nervozua dhe i reagoi gazetares Ivana Çkonjeviq e cila po e intervistonte ministrin serb.

Më pas televizioni serb u ka kërkuar falje shikuesve dhe ilustrimi është hequr nga ekrani.

/GazetaSinjali/