Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei i është drejtuar popullit me një deklaratë pas sulmeve të Gardës Revolucionare në bazat me ushtarë amerikanë.
Khamenei tha se Iraku mbrëmë ia ka dhënjë një shuplakë në fytyrë SHBA-së, transmeton Gazeta Sinjali.
“Mbrëmë ne ua kemi dhënë një shuplakë në fytyrë,” tha lideri iranian, duke shtuar se vendi i tij “është i pajisur kundër ngacmuesve të botës”.
Sipas tij, sulmet e orëve të para të ditës së sotme nuk janë “hakmarrja” e vetme të cilën Irani do ta bëj ndaj SHBA-së për vrasjen e gjeneralit Qassem Soleimani.
“Kur bëhet fjalë për konfrontim, veprimi ushtarak i këtij lloji nuk është i mjaftueshëm. Ajo që është e rëndësishme është që prania e Shteteve të Bashkuara në këtë rajon duhet të marrë fund”, theksoi Khamenei.
Fjalimin e liderit suprem të Iranit, turma e njerëzve e ka ndërprerë disa herë duke thirrur “vdekje për Amerikën”. /Gazeta Sinjali/