image Çarshia e Gjakovës 'vlon' nga qytetarët pa maska dhe pa distancë, shpërfillen masat kundër COVID-19

Kosovë

Çarshia e Gjakovës ‘vlon’ nga qytetarët pa maska dhe pa distancë, shpërfillen masat kundër COVID-19

news image

Masat e Qeverisë së Kosovës kundër përhapjes së koronavirusit siç duket po shpërfillen në Gjakovë.

Sipas disa pamjeve të dërguara në adresë të Gazetës Sinjali, shihet një numër i madh i qytetarëve në Çarshinë e Gjakovës, të cilët nuk po mbajnë distancë fizike e as maska për tu mbrojtur nga COVID-19.

Me vendim të Qeverisë, bartja e maskës dhe ruajta e distancës fizike prej 2 metrash është bërë obligative. /GazetaSinjali/