image Shpend Ahmeti: Futja e Prishtinës në karantinë është kot

Kosovë

Shpend Ahmeti: Futja e Prishtinës në karantinë është kot

news image

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, sot do të takohet me Komitetin për Vlerësim për të marrë masa të reja kundër COVID-19.

Ndërsa, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, në lidhje për mundësinë e futjes së kryeqytetit në karantinë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit ashtu siç u raportua në media, ka thënë se ky opsion është i kotë.

“Futja veç e Prishtinës në karantinë është kot. Në qoftë se e marrim numrin e testeve dhe përqindjen e rasteve pozitive për çdo ditë, del se përqindja është e njëjtë si në Prishtinë si në krejt Kosovën”, ka shkruar Ahmeti.

/Gazeta Sinjali/