image Policët në Veri pa maska, shkelin masat antiCOVID të Qeverisë - FOTO

Sinjalizime

Policët në Veri pa maska, shkelin masat antiCOVID të Qeverisë – FOTO

news image

Masat e vendosura nga Qeveria e Kosovës kundër pandemisë COVID-19 siç duket nuk po vlejnë për zyrtarët policorë, të cilët duhet monitoruar zbatimin e tyre, shkruan Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe sot në Veri të Mitrovicës. Disa zyrtarë policorë atje, janë parë pa maska mbrojtëse, gjatë ditës së sotme.

Një sinjalizues i Sinjalit ka dërguar pamje ku shihen policët që nuk u bëhet vonë për situatën e rënduar me koronavirus në vend. 

Në pamjet që ka dërguar sinjalizuesi, dy zyrtarë policorë shihen afër një veture, ndërsa një polic brenda një veture tjetër, i cili po ashtu është pa maskë.

/GazetaSinjali/