Cardi B ka festuar ditëlindjen në një festë madhështore në Las Vegas. Përveç shoqërisë, i pranishëm ishte edhe Offset me të cilin nuk kurseu as puthjet, duke konfirmuar publikisht ribashkimin e tyre.
Pavarësisht festës, një tjetër detaj mori vëmendjen, pasi Cardi B në këtë event të rëndësishëm zgjodhi të vishej nga stilistja kosovare, Lena Berisha.
Ajo për këtë mbrëmje të rëndësishme zgjodhi një fustan unik të stilistes nga Prizreni.
Fotografitë tashmë janë shpërndarë gjithandej në rrjetet sociale, duke u cilësuar si një hap i rëndësishëm dhe mjaft i suksesshëm për stilisten.
Përveç me Cardi B, Lena ka bashkëpunuar edhe me yje të tjera ndërkombëtare përfshirë këtu edhe këngëtaren shqiptare Bebe Rexhën.
Megjithatë ky fustan është pjesë e koleksionit të fundit e cila u prezantua nga Oriola Marashi. Kjo e fundit ndau edhe foto në rrjetet sociale, duke treguar se Cardi B ka veshur fustanin, që ajo veshi pak kohë më parë. /Gazeta Sinjali/