image Cardi B shënon suksesin e radhës, thyen rekord në toplistën e 'Billboard'

Bota e Yjeve

Cardi B shënon suksesin e radhës, thyen rekord në toplistën e ‘Billboard’

news image

Reperja e njohur amerikane, Cardi B, ka shënuar suksesin e radhës në muzikë, albumi i së cilës ka qëndruar më së gjati në historinë e toplistës ‘Billboard 200’.

Artistja e hitit ‘WAP’ e ka festuar rekordin e shënuar me albumin ‘Invasion of Privacy’, duke i falënderuar adhuruesit e saJ për mbështetjen e vazhdueshme.

“Është ndjenjë shumë e mirë! Faleminderit të gjithëve që më përkrahni dhe vazhdoni t’i dëgjoni këngët e albumit ‘Invasion of Privacy’. Aktualisht jam duke punuar rreth albumit tim të dytë i cili po merr pak më shumë kohë, por dua të sigurohem që ta realizoj një projekt të mahnitshëm”, ka shkruar Cardi B.

https://www.instagram.com/p/CESQKPWAYS2/?utm_source=ig_embed

Cardi ka punuar rreth albumit të radhës përgjatë karantinës, duke e ndarë kohën edhe për vajzën e saj dy vjeçare.

Infromatat e reja rreth projektit të ri vijnë pak kohë pasi Cardi B e publikoi bashkëpunimin e saj me reperen, Megan Thee Stallion. /Gazeta Sinjali/