Reperja e njohur amerikane, Cardi B, ka shënuar suksesin e radhës në muzikë, albumi i së cilës ka qëndruar më së gjati në historinë e toplistës ‘Billboard 200’.
Artistja e hitit ‘WAP’ e ka festuar rekordin e shënuar me albumin ‘Invasion of Privacy’, duke i falënderuar adhuruesit e saJ për mbështetjen e vazhdueshme.
“Është ndjenjë shumë e mirë! Faleminderit të gjithëve që më përkrahni dhe vazhdoni t’i dëgjoni këngët e albumit ‘Invasion of Privacy’. Aktualisht jam duke punuar rreth albumit tim të dytë i cili po merr pak më shumë kohë, por dua të sigurohem që ta realizoj një projekt të mahnitshëm”, ka shkruar Cardi B.
Cardi ka punuar rreth albumit të radhës përgjatë karantinës, duke e ndarë kohën edhe për vajzën e saj dy vjeçare.
Infromatat e reja rreth projektit të ri vijnë pak kohë pasi Cardi B e publikoi bashkëpunimin e saj me reperen, Megan Thee Stallion. /Gazeta Sinjali/