Trim Ademi i njohur me emrin artistik si Capital T, ka treguar se cila është njëra prej këngëve më të preferuara të tij, njëherësh ajo që ka thyer barrierat në muzikën shqiptare.
Këtë artisti, e ka bërë të ditur përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Instagram, transmeton Gazeta Sinjali.
Ai ka thënë se kënga që ka thyer barrierat në muzikë është “U bo vonë”, e cila është publikuar në vitin 2009.
“Njo prej kangve t’mia t’preferume nder vite “U BO VONË” kange e cila i ka thy krejt barrierat, i ka jep tjeter rrugtim karrieres tem gjithashtu edhe jetes nates ne Shqiptari si kanga e pare shqipe qe eshte lshu neper klubet e nates ne Shqiperi ne ni kohe kur muzika house ishte ne kulmin e saj e muzika shqipe nuk leshohej fare neper klube e lokale dhe artistet Rumun e kishin pushtu tregun e klubeve me performanca.✌????????♥️ 27.NOV.2009”, ka shkruar Capital T.
Kujtojmë se “U bo vonë” vazhdon të jetë një prej këngëve që dëgjohet sot e kësaj dite. Ky projekt numëron mbi shtatë milionë klikime në kanalin YouTube deri më tani./Gazeta Sinjali/