image Capital T tregon se si titullohet albumi i ri

Muzikë

Muzikë/ Capital T tregon se si titullohet albumi i ri

news image

Trim Ademi i njohur me emrin artistik si Capital T, ka zbuluar se si do të titullohet albumi i ri, i cili pritet të lansohet në vitin 2020.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ka bërë të ditur se albumi do të titullohet “Skulpturë”, transmeton Gazeta Sinjali.

“Skulptura është vepër arti, është diçka që krijohet me mund, krijohet me forcë, krijohet me pasion, me dashni dhe unë e konsideroj që këtë album e kom gdhend në detaje për atë arsye edhe e kom titullu Skulpturë”, ka shkruar Capital T.

Artisti nuk ka zbuluar detaje të tjera rreth këtij albumi dhe mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur ai për publikun./Gazeta Sinjali/